UEFA EURO 2020
Kualifikimet për EURO2020, shorti i plotë
2 December, 2018 @12:48
Në Dublin të Irlandës sot është mbajtur shorti për fazën kualifikuese drejt Kampionatit Evropian të vitit 2020.
55 përfaqësuese janë ndarë në 10 grupe, në 2 prej të cilave ndodhen edhe Kosova e Shqipëria.
Shorti ka vendosur që Kosova të jetë në Grupin A, kurse Shqipëria ndodhet në Grupin H.
Grupet e fazës eliminatore:
GRUPI A: ANGLIA, REPUBLIKA ÇEKE, BULLGARIA, MALI I ZI, KOSOVA.
GRUPI B: PORTUGALIA, UKRAINA, SERBIA, LITUANIA, LUKSEMBURGU.
GRUPI C: HOLANDA, GJERMANIA, IRLANDA VERIORE, ESTONIA, BJELLORUSIA.
GRUPI D: ZVICRA, DANIMARKA, REPUBLIKA E IRLANDËS, GJEORGJIA, GJIBRALTARI.
GRUPI E: KROACIA, UELLSI, SLLOVAKIA, HUNGARIA, AZERBAJXHANI.
GRUPI F: SPANJA, SUEDIA, NORVEGJIA, RUMANIA, ISHUJT FAROE, MALTA.
GRUPI G: POLONIA, AUSTRIA, IZRAELI, SLLOVENIA, MAQEDONIA, LETONIA.
GRUPI H: FRANCA, ISLANDA, TURQIA, SHQIPËRIA, MOLDAVIA, ANDORRA.
GRUPI I: BELGJIKA, RUSIA, SKOCIA, QIPRO, KAZAKISTANI, SAN MARINO.
GRUPI J: ITALIA, BOSNJA & HERCEGOVINA, FINLANDA, GREQIA, ARMENIA, LIHTENSHTAJNI.
Ndeshjet kualifikuese zhvillohen në periudhën mars 2019 - nëntor 2019.
Dy skuadrat e para nga secili grup kualifikohen direkt për në Kampionat Evropian, kurse 4 përfaqësueset e tjera kualifikohen nga Play Off-i i Ligës së Kombeve.