KUQEZINJTË
Dënimi i mundshëm, Shqipëria pa tifozë në ndeshjen e radhës
26 March, 2017 @11:26
Pas incidentit me flakadanë nga një grup tifozësh shqiptarë në ndeshjen Italia-Shqipëria, UEFA mund ta dënojë FSHF-në që ndeshja e radhës për kuqezinjtë si vendas të luhet pa praninë e tifozëve.
Nëse dënohet me 1 ndeshje, Shqipëria do të luajë pa tifozë ndeshjen e radhës kualifikuese në shtëpi ndaj Lihtenshtajnit, që zhvillohet më 2 shtator.