KOMISIONI DISIPLINOR
Dënohet trajneri i Rahovecit
8 March, 2022 @16:13
Skuadra e Rahovecit që po kërkon mbijetesën në Ligën e Parë Grupi A, në dy ndeshjet e radhës nuk do të mund të llogarisë në ndihmën e trajnerit të skuadrës në bankë.
Kjo, pasi që Komisioni Disiplinor i FFK-së e ka dënuar me dy ndeshje mosushtrim të detyrës trajnerin e skuadrës, Senad Alirifa.
Ai është dënuar pasi që ka marrë karton të kuq në përballjen ndaj Trepçës në fundjavën që e lamë pas. Rahoveci kishte humbur këtë ndeshje 2-1, ndërsa klubi ishte ankuar në referim.
“Kryetrajnerit KF ”Rahoveci” Senad Alirifaj, nr. ID 010120M90. Pas përfundimit të ndeshjes hyn në fushë të lojës dhe dhe në shenjë proteste ndaj gjyqtarit kryesor hedh kronometrin në drejtim të tij për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe të delegatit të ndeshjes Trepça-Rahoveci. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mosushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.” — ka shkruar njoftimi i botuar në faqen zyrtare të FFK-së.
Rahoveci në xhiron e radhës e pret Vëllaznimin në shtëpi, ndërsa në xhiron e XIX kundërshtari do të përcakohet me sistemin e Bergerit, sipas renditjes tabelare të xhiros XVIII.