GJILAN
Derbi i madh i Anamoravës, sot
23 August, 2015 @11:39
Asnjë ndeshje nuk është më e zjarrtë sesa kjo e sotme. Drita dhe Gjilani, dy skuadrat nga qyteti i Gjilanit takohen në xhiron e parë të stinorit të ri të edicionit 2015/16 të Superligës.
Tifozëritë e dy skuadrave me javë të tëra po përgatiten për festën në stadium, derisa presioni i derbit të madh po vërehet në qytetin e Gjilanit, por edhe te akterët e të dyja ekipeve.
Drita me Bekim Isufin në krye të ekipit, luan në cilësinë e vendasit sot, derisa Gjilani i Sadat Pajazitit në atë të mysafirit. Mirëpo, kjo as që do të vërehet në fushë, pasi që njëra pjesë e stadiumit pritet të vishet bardhekaltër e tjetra kuqebardhë.
Deklaratat nga të dyja ekipet janë të matura, që tifozët të festojnë në tribuna, derisa lojtarët do të kryejnë punën në fushë, ku të dyja skuadrat kërkojnë fitore në këtë derbi.
Duke shpresuar në mbarëvajtje dhe që gjithçka të shkojë siç i ka hije një derbi, prej orës 16:00 nis festa e futbollit në këtë qytet.
Isufi pritet të startojë ndeshjen me këtë përbërje: Latifi, Haliti, Caka, Limani, Çerkini, Ramadani, Kastrati, Murati, Shabani, Krasniqi dhe Shillova; Ndërsa Pajaziti me: Maloku në portë, Krasniqi, Kastrati, Hyseni, Shala, Kera, Shaqiri, Rusi, Haxhimusa, Gashi dhe Eminhaziri.
Gjithesesi sot e më gjërë, qyteti i Gjilanit do të frymojë - futboll!