Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EVERTON 0-0 LIVERPOOL

Derbi i Merseyside-it, pa fitues!

Derbi i Merseyside-it, pa fitues!


3 September, 2022 @15:45

Rezultati përfundimtar i derbit që përkundër rezultatit të bardhë dha emocione, 0-0! Një shtyllë e qëlluar nga Tom Davies i vendasve dhe tre nga mysafirët në rivalitetin e madh lokal mes Evertonit dhe Liverpoolit në Goodison Park.

Darwin Nunez i rikthyer nga suspendimi qëlloi shtyllën, njëjtë sikurse edhe Luis Diaz në pjesë të parë! Gola s’kishte! 0-0.

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit Conor Coady shënoi gol për Evertonin, por që iu anulua për shkak të ofsajdit. E krejt në fund, Mo Salah përsëri qëlloi shtyllën e Jordan Pickfordit!

Everton mbetet pa fitore nga gjashtë ndeshjet e para ku ka katër barazime! Liverpool në anën tjetër regjistron barazimin e tretë dhe nuk arrin përsëri t’ia dalë në derbi.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League