FERKI ALIU - VUSHTRRI

Derbi përfundon pa fitues
3 May, 2015 @16:13
Kosova e Vushtrrisë ka vazhduar formën e mirë në kampionat, duke mos u dorëzuar as ndaj Hajvalisë kërkuese në Superligë.
Ekipi i Bekim Shotanit ka pasur rastet e veta dhe përmes Milot Rashicës ka gjetur golin e epërsisë në takim.
Edhepse Hajvalia barazoi përmes penalltisë në pjesë të dytë, të shënuar nga Azem Ahmeti, Kosova ka treguar frymë kampioni duke tentuar edhe disa herë, pas lojës së shkëlqyer të Rashicës, që gjeti Daut Maxhunin e Dior Zabërxhën në raste, ku këta nuk shënuan.
Në fund, barazimi ua solli nga një pikë të dyja skuadrave.