REAL MADRID

Ronaldo superior me hat-trick, prish rekordin e Sevillas
2 May, 2015 @21:57
Pas 15 muajve tifozët e Sevillas kanë dalë kokëulur nga Ramon Sanchez Pizjuan.
Fajtor për këtë ishte Cristiano Ronaldo, që me hat-trick prishi ecurinë e jashtëzakonshme të Sevillas në shtëpi, derisa i dha Realit motiv para dueleve të rëndësishme të fundstinorit si në Ligë të Kampionëve, ashtu edhe në La Liga.
Portugezi shënoi shpejtë për 0-2 derisa Carlos Bacca uli epërsinë madrilene në 1-2 para fundit të pjesës së parë.
Derisa Sevilla kërkonte golin e barazimit në pjesë të dytë Topi i Artë, shënoi edhe njëherë për të kompletuar hat-trickun e tij si dhe për t’i dhënë Realit një ecuri të jashtëzakonshme në ndjekje të Barcelonës.
Real Madrid në mesjavë luan ndaj Juventusit në Ligë të Kampionëve, derisa pret Valencian në Santiago Bernabeu në xhiron tjetër.
All Goals—Sevilla FC - Real Madrid—2:3… by ylberenexhipi