FERRONIKELI

BOROZANI/D.S.
Kolshi garanton: Nuk ka pasur kurdisje
2 May, 2015 @20:03
Përfoljeve të shumta për kurdisje të ndeshjes ndërmjet Dritës dhe Ferronikelit, kanë bërë bujë të madhe sot në vend, derisa mediat e ndryshme e kanë quajtur skandal këtë lojë.
Përkundër këtyre, portieri i Ferronikelit, Granit Kolshi, ka parë të arsyeshme që t’i sqarojë opinionit se ndeshja e sotme nuk ka qenë e kurdisur dhe ka ardhur si pasojë e mungesave në ekip.
“Unë Granit Kolshi ju garantoj tifozëve dhe krejt qytetarëve të Drenasit se loja e sotme nuk ka qenë as e trukuar e as që ka pas ndonjë marrëveshje mes klubeve. Humbja ka ardhë si pasojë e mungesave të shumta në skuadër dhe orarit të ngarkuar. Në emër të lojtarëve ju garantoj se do të vazhdojmë deri në fund të luftojmë për dy titujt në të dy frontet,” ka shkruar ai në llogarinë e tij personale të Facebookut pak minuta më parë.
Dyshimet lindën pasi që Ferronikeli fitoi ndeshjen ndaj Dritës në Kuëp 4-6 në Gjilan, ndërsa sot Drita fitoi 3 pikë të rëndësishme për mbijetesë në kampionat duke e mposhtur Ferronikelin 1-0.