HOFFENHEIM

Foto: BVB Official/ Facebook
Vetëm barazim për Dortmundin
2 May, 2015 @17:22
Borussia Dortmund është shumë afër që të sigurojë një vend në Europë për stinorin tjetër. Borozani.com
Mirëpo, rezultati i barabartë sot ndaj Hoffenheimit si mysafir e ka lënë një hap prapa ekipin e trajnerit në largim, Jurgen Klopp.
Hoffenheim kishte ardhur në epërsi përmes Kevin Volland, derisa menjëherë kishte barazuar Matts Hummels për verdhezinjtë.
E tëra përfundoi me kaq dhe tashmë Dortmund duhet të shikojë opcionet për dalje në Europë, në 4 xhirot e mbetura të Bundesligës - edhe pse një gjë të tillë mund ta arrijë duke e fituar Kupën e Gjermanisë.