Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRAZILIANI

Dani Alves do të vazhdojë me Barcelonën

REUTERS/Arkiv

Dani Alves do të vazhdojë me Barcelonën


2 May, 2015 @0:24

Charles Rexach, ish trajner i Barcelonës dhe aktualisht pjesë e komisionit teknik të ekipit, ka bërë të ditur se Dani Alves do të qëndrojë te Barcelona, përkundër se nuk pranoi ofertën për vazhdim të kontratës të ofruar nga Barcelona në prill. 

“Unë jam nga ata njerëz që e shohin Alvesin pjesë të Barcelonës edhe stinorin tjetër. Jam i sigurt për këtë,” është cituar t’i ketë thënë Rexach Esports Cope-së sot, transmeton Goal.com

Agjenti i Dani Alvesit, Dinorah Santana, ka thënë se oferta e Barcelonës nuk ka qenë bindëse dhe negociatat kanë përfunduar, gjatë muajit prill. 

Dani Alves, erdhi te Barcelona në verë të vitit 2008 nga Sevilla dhe ka bërë më shumë se 300 paraqitje me klubin katalonas duke fituar çdo trofe në futbollin ekipor. 

Në fund të këtij stinori, ai mbetet lojtar i lirë, derisa Manchester United dhe Paris St Germain, po përfolen si ekipe ku ai mund të vazhdojë karrierën. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga