Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI

Përfundon dominimi i Realit dhe Barcelonës në La Liga

Përfundon dominimi i Realit dhe Barcelonës në La Liga


1 May, 2015 @23:30

Dy gjigantët e futbollit spanjoll dhe botëror, Real Madrid dhe Barcelona, kanë pësuar një goditje të konsiderueshme financiare, pasi që shteti spanjoll ka aprovuar kërkesën e klubeve tjera për ndarje lineare të buxhetit nga të ardhurat televizive për vitet e ardhshme. 

Real Madrid dhe Barcelona deri më tani kanë marrë ‘kajmakun’ e të drejtave televizive duke marrë 50% e totalit, derisa pjesa tjetër është ndarë mes klubeve tjera. 

Tash e tutje, të gjitha skuadrat do të marrin shumë të barabartë të 50% të të drejtave, derisa 50% tjetër do të ndahet sipas renditjes tabelare të TOP 10 ekipeve sipas stinorit në La Liga. 

“Fitues të mëdhenjë janë klubet dhe veçanërisht lojtarët në klube të vogla dhe të mesme,” ka thënë kreu i ligës spanjolle të futbollit, Javier Tebas

“La Liga ishte në rrezik të bëhet një garë e nivelit të dytë. Duhet të shikoni Premier League-në e Anglisë, ku ekipi i fundit i renditur në tabelë stinorin e kaluar ka fituar më shumë para se kampioni i Spanjës, Atletico Madrid, nga të drejtat televizive stinorin e kaluar,” ka dhënë shembull ai, njofton Foot Espana sot.

Si shembull, Real Madrid dhe Barcelona kanë marrë nga 140 milionë euro stinorin e shkuar, derisa kampioni Atletico Madrid 42 milionë euro. 

Derisa në Angli, Cardiff City, që nuk mbijetoi stinorin e kaluar ka fituar 74.5 milionë euro! 

Vendimi i ri i La Ligas, do të hyjë në fuqi nga stinori 2016/17.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga