GJILAN

Humbja e parë e liderit
2 May, 2015 @16:00
Ferronikeli ka pësuar humbjen e parë pranverore në Superligë. Ekipi i Gani Sejdiut është mposhtur nga Drita, që po tenton të dalë nga zona e rrezikshme e Superligës.
Golin e vetëm dhe vendimtar të ndeshjes e shënoi Mensur Limani, pas disa kombinimeve të lojtarëve bardhekaltër gjilanas, për të ardhur deri te goli i fitores për ‘ta.
Derisa për Dritën kjo fitore llogaritet jetike, Ferronikelit mund t’i prish shumë punë në rrugëtim për titullin kampion, pasi që kundërshtarët do t’i afrohen edhe më.
Për ironi të futbollit, ditë më parë Drita-Ferronikeli kishte përfunduar 4-6 në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.