Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRI

Kampion ka rregulluar tribunat

Foto: KF Kosova/ Facebook

Kampion ka rregulluar tribunat


2 May, 2015 @13:24

Tifozët e kampionit aktual të Kosovës në futboll do të kenë mundësi që të jenë në numër më madh në stadium, në ndeshjet e mbetura të Superligës këtë stinor. 

Kjo informatë vjen nga taborri vushtrrias të cilët kanë bërë të ditur se një pjesë e tribunës së stadiumit Ferki Aliu është gati për ndeshjen e nesërme. 

Kosova e Vushtrrisë nesër pret Hajvalinë në kuadër të xhiros së XXVI të stinorit të Superligës

Trajneri aktual i Hajvalisë, Ismet Munishi, ka qenë njeriu që kishte bërë stinorin e kaluar Kosovën kampione për herë të parë në histori të klubit vushtrrias. 

Ai është i suspenduar për këtë ndeshje, derisa Kosova e Vushtrrisë drejtohet nga ndihmësi i dikurshëm i Munishit, Bekim Shotani

REZULTATET DHE TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga