ANFIELD ROAD

Foto: Liverpool Offiicial/ Facebook
Gerrard shpëton Liverpoolin
2 May, 2015 @18:03
Steven Gerrard ka shënuar në minutat e fundit të takimit për t’ia sjellë Liverpoolit fitoren e parë pas dy xhirove pa ‘të.
Gerrad gjatë minutës së 78-të kishte dështuar të shënojë nga penalltia pranë rezultatit 1-1, ndërsa dhjetë minuta më vonë shënoi për t’i sjellë tre pikë të rëndësishme ekipit të tij, në ditët e fundit të kampionatit kur po luftohet për Ligë të Kampionëve.
Sidoqoftë, yll i ndeshjes ka dalë të jetë braziliani i ri, Philipe Coutinho, që ka shënuar të parin, derisa ka asistuar në golin e dytë të fitores për ekipin e Brendan Rodgersit.
Në anën tjetër, Queens Park Rangers, tash rrezikon seriozisht mbijetesën në Premier League, me këtë disfatë.
Liverpool vs QPR 2-1 Steven Gerrard Goal 02.05… by brilche