JUVENTUS

Scudetto e katërt me radhë
2 May, 2015 @20:16
Një gol i vetëm i Arturo Vidalit ka mjaftuar që Juventus të mposht Sampdorian sot në Luigi Ferraris dhe të sigurojë titullin e katërt të kampionit me radhë në Serie A.
Suksesi i madh i Juventusit nuk ka të ndalur derisa Binaconerët janë duke dominuar në Itali në këto vite, duke mos pasur kundërshtar të denjë që po arrin t’i bëj ballë deri në fund të stinorit.
Zyrtarisht, ky është titulli i 31-të i Juventusit në Itali, derisa tifozët e konsiderojnë si të 33-tin pasi që dy tituj i janë marrë ekipit për shkakt të skandalit të Calciopolit (2004/05 dhe 2005/06).
Juventus nuk do të festojë shumë këtë trofe, pasi që të martën e pret ndeshja e rëndësishme në Ligë të Kampionëve ndaj Real Madridit, kurse lufta për ‘treshe’ vazhdon ende pasi që është edhe finalist i Kupës së Italisë.
Goal Arturo Vidal - Sampdoria 0-1 Juventus - 02… by Gol-Live