KUQEZI NË ZAGREB
Derbi shqip në Kroaci, sonte
24 July, 2016 @8:10
Në përballjen e xhiros së dytë të elitës kroate të futbollit sot takohen Lokomotiva e Zagrebit dhe Spliti.
Dueli në fjalë përfshin 5 shqiptarë në të dy skuadrat dhe mund të quhet edhe derbi shqip në Kroaci.
Për Lokomotivën luajnë: mbrojtësi Herdi Prenga 21 vj., mesfushorët Eros Grezda 21 vj. dhe Endri Çekiçi 19 vj.
Për Splitin luajnë: mbrojtësi Amir Rrahmani 22 vj dhe sulmuesi Elis Bakaj 29 vj.
Dueli nis në ora 21 dhe dy ekipet kërkojnë pikët e para në stinorin e ri, pasi që kanë humbur në xhiron e parë të stinorit.