MEDIA SPANJOLLE
Real Madrid duhet të shet, për të blerë
23 July, 2016 @9:42
Në një raportim ekskluziv të “Marca’s” spanjolle sot, është thënë se pas konusltave të fundit të kreut të Real Madridit, Florentino Perez dhe trajnerit, Zinedine Zidane, është ardhë në përfundim se kampioni europian duhet të shes lojtarë, për të blerë.
“Ne jemi këtu. Kemi pasë replika, por gjithçka në kufi. I kemi treguar arsyet njëri-tjetrit,” kanë qenë fjalët e Perezit, që i ka zbuluar gazeta, pas bisedës me Zidanin.
Mosardhja e Andre Gomesit të kërkuar nga Zidane dhe kalimi i tij te Barcelona, thuhet të kenë shkaktuar pakënaqësi te francezi, por gjithsesi, ai nuk dëshiron të destabilizojë ekipin duke e shprehur pakënaqësinë.
James Rodriguez duket të jetë njeriu që krerët madrilen duan ta shesin, pasi mesfushori kolumbian pritet të sjellë para të majme. Por vetë James, nuk dëshiron të ikë. Ai do që të dëshmojë veten para Zidanit ende.
E deri atëherë, një mesfushë e ngjeshur me lojtarë cilësorë, prej të cilëve thuajse gjysma duhet të qëndrojnë në bankë - shpresohet të mos çojë në ‘rebelim’ të ndonjërit gjatë stinorit.
Luka Modric, Mateo Kovacic, Toni Kroos, James Rodriguez, Isco Alcoron, Casemiro... sipas Marcës, Isco, James e Kovacic - shihen si opcione shitjeje, derisa Modric e Kroos jo.
E sulmi, thuajse është i pazëvendësueshëm me treshen Cristiano Ronaldo, Karim Benzema e Gareth Bale.
Edhe potencialisht ardhja e një superylli premtues si Paul Pogba është e mundur deri në fund të afatit kalimtar, por vetëm nëse ka shitje të mirë te ‘los blancos.