TRANSFER

Elvir Maloku në Spanjë
22 July, 2016 @18:30
Futbollisti kosovar, i lindur në Kroaci, Elvir Maloku, i është bashkuar skuadrës spanjolle, Gimnastic de Tarragona, e cila garon në Segunda Division, apo kategorinë e dytë spanjolle.
Maloku ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën e tij të re.
Mesfushori 20 vjeçar, në stinorin e fundit ka luajtur për skuadrën kroate, Hajduk Split, me të cilën ka shënuar dy gola në 22 paraqitje.