ZYRTARE

Foto: Arsenal Official
Arsenali transferon qendërmbrojtësin anglez
22 July, 2016 @16:24
Përmes një konfirmimi zyrtar, klubi i Arsenalit ka konfirmuar transferimin e qendërmbrojtësit Rob Holding. Holding, 20 vjeçar, ishte pjesë e skuadrës së Boltonit ndërsa po ashtu është startues i rregullt në Kombëtaren Angleze U21.
Marrëveshja u kompletua sot për shumën e afro 2.5 milionë funtave, ndërsa qendërmbrojtësi anglez te Arsenali do ta bart fanellën me numrin 16.