NË MITROVICË
Golashënuesi më i mirë i Vushtrrisë, te Trepça’89
22 July, 2016 @12:58
Njëri ndër futbollistët më të dalluar të Vushtrrisë në stinorin e kaluar, Daut Maxhuni, prej sot është lojtar i ri i Trepçës’89, ka shkruar faqja zyrtare e ekipit mitrovicas sot.
Maxhuni, që përfundoi stinorin e kaluar me 6 gola të shënuara për ekipin e tij që ra nga elita e futbollit kosovar, në stinorin 2016/17 do të vesh fanellën e ekipit të Trepçës’89.
Maxhuni ka pasur 31 paraqitje për vushtrriasit në stinorin e kaluar nga 33 xhiro në total sa zhvillohen në Superligë.