PREJ KROACISË NË RUSI
Zyrtare: Roshi te Terek Grozny
22 July, 2016 @10:40
Mesfushori i Shqipërisë, Odise Roshi, posa u zyrtarizua nga ekipi rus, Terek Grozny, si lojtar i ri i tyre.
“Pas zyrtarizimit të Bekim Balajt dhe Gabriel Torjes, kemi nderin t’ju bëjmë me dije se sot kemi arritur marrëveshje edhe me një lojtar tjetër të Shqipërisë (pas Balajt). Odise Roshi është lojtar i ri yni, është 25 vjeç, luan në krah dhe të tre këta lojtarë të përmendur kanë qenë në fushë në ndeshjen Rumania 0-1 Shqipëria në kuadër të EURO 2016,” ka shkruar faqja zyrtare e ekipit rus pak më parë.
Roshi dhe Balaj kanë qenë pjesë e Rijekës në stinorin e kaluar dhe tash do të bartin fanellën e ekipit rus, derisa fotografitë e Roshit duke nënshkruar dhe duke mbajtur fanellën e skuadrës janë postuar tashmë në rrjete sociale.
Kampionati rus nis më 30 korrik dhe Terek Grozny ndeshet në xhiron e parë me Krylya Sovetov.