ZYRTARE
Barcelona vazhdon përforcimet
21 July, 2016 @23:35
I shumëpërfoluri për një kalim tek Chelsea, mesfushori Andre Gomes, ka vendosur të qëndrojë në Spanjë, mirëpo jo tek Valencia.
Përmes një konfirmimi zyrtar, klubi i Barcelonës ka njoftuar opinionin me transferimin e katërt për këtë afat kalimtar. Pas Denis Suarezit, Samuel Umtitit dhe Lucas Dignes, kampioni në fuqi i Spanjës ka zyrtarizuar mesfushorin portugez të Valencias, Andre Gomes.
Marrëveshja u kompletua shumë shpejt, ndërsa për lojtarin në fjalë Barcelona ka paguar 40 milionë euro.