EUROPA LEAGUE
Shkëndija në raundin e tretë
21 July, 2016 @21:46
Një gol i Besart Ibraimit në minutën e 31’ i ka mjaftuar Shkëndijës nga Tetova që ta fitojë takimin ndaj Neftçit, për t’u kualifikuar kështu në raundin e tretë të kualifikimeve për në Europa League.
Me ndeshjen e parë në Azerbejxhan që u mbyll pa gola, tetovarët e shfrytëzuan epërsinë e terrenit vendas në ndeshjen e dytë dhe takimin e mbyllën me fitore minimale. Vlen të përmendet që 20 minutat e fundit të takimit mysafirët i zhvilluan me një lojtar më pak, mirëpo epërsia e tetovarëve veçse ishte krijuar më herët dhe gola të tjerë nuk pati.
Në raundin tjetër Shkëndija, e cila mbetet e vetmja skuadër shqiptare në Europa League pas eliminimit të Kukësit, luan ndaj çekëve të Mlada Boleslavit.