OLD TRAFFORD
Mata nuk largohet!
22 July, 2016 @0:02
Në prag të ndeshjes së parë të turneut të Manchester United në Kinë, e cila luhet ndaj Dortmundit nesër me fillim nga ora 14:00, Jose Mourinho foli para mediave. I pyetur nga gazetarët për spanjollin Juan Mata, lojtar i cili u largua pikërisht nga Mourinho gjatë kohës së tij tek Chelsea, portugezi u përgjigj:
“Juan Mata u largua nga Chelsea me vetëdëshirë. Nuk e largova unë dhe askush nga bordi i Chelseat nuk e donte largimin e tij.
Ai është një lojtar i talentuar dhe është i lumtur tek United, prandaj ai e ka vendin këtu dhe nuk do të largohet.”
Me këtë deklaratë, Mourinho i jep fund spekulimeve për largimin e mesfushorit spanjoll nga “Teatri i Ëndrrave”.