HULL CITY
Ofron dorëheqje pak pa nisur stinori
22 July, 2016 @15:00
Hull City, që këtë stinor u rikthye në Premier Ligë, pritet të mbetet pa trajnerin e njohur Steve Bruce, 21 ditë para fillimit të stinorit të ri.
Bruce është duke u përfolur si njeriu që pritet të marrë drejtimin e përfaqësueses angleze pas dorëheqjes së Roy Hodgsonit.
Tifozët e Hull City veçse kanë nisur protestat ndaj krerëve të klubit me të dëgjuar njoftimin nga mediat britanike.