LARGIM

BOROZANI/ Arkiv
Lladrovci largohet nga Kukësi
22 July, 2016 @18:18
Mbrojtësi drenicak, Lapidar Lladrovci, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Kukësit.
Futbollisti nëpërmjet llogarisë së tij personale në Facebook, ka bërë të ditur se ai ka ndarë rrugët me skuadrën kuksiane.
“Nga sot zyrtarisht nuk jam më pjesë e Kukësit. Falenderoj shumë tifozët kuksianë për përkrahjen e vazhdueshme. Trofeu i parë dhe gëzimi i përbashkët, e sidomos festa në Kukës janë çaste që nuk do t’i harroj dhe do t’i kujtoj me gëzim. Shokëve të ekipit, e posaçërisht trajnerit Klodian Duro, ju uroj shumë suksese dhe faleminderit për gjithçka,” ka shkruar Lladrovci.
25 vjeçari ishte transferuar në janar te Kukësi nga skuadra e Feronikelit, ndërsa gjatë kësaj periudhe gjashtë mujore sa ka qëndruar, ka pasur 14 paraqitje në Kategorinë Superiore me Kukësin.