NË PODUJEVË
Llapi shton Mulakun në ekip
22 July, 2016 @23:58
Skuadra e Llapit, që stinorin e kaluar iu rikthye Superligës pas një dekade mungesë aty, po vazhdon me përforcime.
Ekipi ka bërë të ditur se ka përforcuar radhët e saja me futbollistin që stinorin e kaluar veshi fanellën e Vëllaznimit të Gjakovës në Ligë të Parë, Nazif Mulaku.
Llapi drejtohet nga trajneri Tahir Batatina dhe ka pasur një ecuri tejet të mirë gjatë stinorit të kaluar në Superligë, duke mos rrezikuar asnjëherë statusin e ekipit elitar.