EMPOLI
Dermaku titullar te Empoli
17 July, 2017 @22:04
Qendërmbrojtësi shqiptar, Kastriot Dermaku, ka nisur si titullar ndeshjen miqësore, të cilën ekipi i tij Empoli e zhvilloi ndaj ekipit amator, Lampo.
Dermaku luajti bashkë me mbrojtëësin e kombëtares, Frederic Veseli, në qendër të mbrojtjes, në rreshtimin 3-5-2 të ekipit, që fitoi 17-0 ndeshjen testuese.
25 vjeçari shënoi edhe dy gola në këtë ndeshje, ndërsa pritet që Empoli të llogaris te ai në stinorin që vjen, pasi që deri tash ka qenë si huazim në Lucchese.