PREJ PRIZRENIT
Liria merr rrugë për Ohër
17 July, 2017 @9:10
Faza e dytë përgatitore për Lirinë e Prizrenit nis prej sot, kur ekipi merr rrugë për në Ohër të IRJ Maqedonisë.
Nga Prizreni janë nisur thuajse i gjithë stafi i ekipit, përveç trajnerit Bledi Shkëmbi dhe përforcimeve nga Shqipëria e IRJ Maqedonia, që do t’i bashkangjiten ekipit në stërvitje atje.
Liria ditë më parë zhvilloi miqësore me ekipin e Onixit, të cilin e mposhti 2-0 në Përparim Thaçi në Prizren.