Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGUE 1

Dështojnë Olimpikët!

REUTERS/Jean-Paul Pelissier

Dështojnë Olimpikët!


4 February, 2013 @10:23

Humbja e dy ekipeve olimpike, Marseille dhe Lyon, dje e ka lënë Paris Saint Germain-in lider të vetmuar në tabelën e Ligue 1. 

Ndërsa mesfushori anglez i Olympique Marseille, Joey Barton, i cili njihet si futbollist problematik, prej momentit që ka ardhë në Francë, është qetësuar. Por, mbrëmë, ai u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhave brenda 4 minutave. 

“Dy të verdha të lehta. E para as që ka qenë faul. Futbollistët që rrotullohen në fushë pa i prekur askush do të duhet të suspendohen pas rishikimit të ndeshjes. I urrej mashtrimet. Autoritetet duhet të bëjnë diçka,” ka thënë Barton i frustruar pas ndeshjes. 

Marseille ka humbur në stadiumin Velodrome nga Nancy 0-1, ndërsa Lyon ka humbur si mysafir i Ajaccios në François Coty 3-1, përkundër se ishte në epërsi 0-1. Dy gola për Ajaccion i shënoi sulmuesi veteran rumun, Adrian Mutu



TABELA AKTUALE:

1 Paris Saint Germain 48 pikë
2 Olympique Lyonnais 45 pikë
3 Olympique Marseille 42 pikë

 
Të gjitha lajmet nga