HOLANDË

REUTERS
Yjet jashtë kombëtares
4 February, 2013 @8:26
Wesley Sneijder, Rafael van der Vaart dhe Arjen Robben nuk janë përfshirë në kombëtare para ndeshjes miqësore kundër Italisë ngase nuk kanë luajtur rregullisht në ekipet e tyre, tha përzgjedhësi Louis Van Gaal.
Përveç lojëtarëve të përmendur më sipër për të njejtën arsye nuk janë përfshirë as mbrojtësit John Heitinga dhe Gregory van der Wiel e as portieri Maarten Stekelenburg.
“Është e vështirë të ndjeket kriteri jonë mirëpo vetëm në rastin e Robbenit kishte një tundim,” tha Van Gaal.
“Mirëpo megjithatë nuk e ftova, dhe kjo do ti jepë mundësi lojtarëve të tjerë ta tregojnë veten”
Wesley Sneijder i është bashkuar së fundi Galatasarayit, pasi që në katër muajt e fundit ishte në bankën e rezervistëve në Inter.
Stekelenburgu i Romës sapo kishte siguruar një kalim tek Fulhami por marrëveshja u anulua ngase Roma nuk arriti që të gjejë një zëvendësim.
“Ky afat kalimtar ishte shumë i rëndësishëm për Stekelenburgun dhe kombëtaren tonë, por përfundimi nuk ishte edhe aq pozitiv,” shtoi Van Gaal.
“Maarten është njëri nga portierët më të mirë holandez mirëpo ai duhet ta tregojë këtë, gjë që nuk është duke ndodhur për një kohë të gjatë.” përfundoi Van Gaal arysetimet për lënien jashtë të lojtarëve të përmendur.
Tulipanët të cilët janë në pozitën e parë në Grupin D, për kualifikimet e botërorit 2014 me 12 pikë nga 4 ndeshje sa i kanë zhvilluar deri tani, do ta presin kombëtaren italiane në një miqësore që do të luhet të mërkuren.