Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA LIGA

Atletico fiton Betisin

REUTERS/Susana Vera

Atletico fiton Betisin


3 February, 2013 @23:00

Një gol i Diego Costas në pjesën e dytë të takimit ka qenë i mjaftueshëm për ekipin e Diego Simeones që të ulë epërsinë e Barcelonës për 9 pikë në krye të La Ligas. 

Njëra ndër ndeshjet më interesante të xhiros së XXII të La Ligas përfundoi me fitoren e Atletico Madridit, që gjendet në pozitën e dytë të tabelës. 

Humbja e Real Betisit, i ka mohuar asaj pozitën e katërt, të cilën do të mund ta merrnin vetëm pas fitores ndaj madrilenëve, që nuk e arritën në fund. 

Në ndeshjen tjetër të luajtur në të njejtën kohë, Real Sociedad ka shkelur Mallorcën në Anoeta duke e mposhtur 3-0, ku të gjitha golat baskët i shënuan në pjesën e dytë të takimit. 



REZULTATET:

1 Atletico Madrid - Real Betis 1-0
2 Real Sociedad - Mallorca 3-0


TABELA AKTUALE:

1 Barcelona 59 pikë
2 Atletico Madrid 50 pikë
3 Real Madrid 43 pikë
4 Malaga 36 pikë

 
Të gjitha lajmet nga La Liga