MESTALLA

REUTERS/Heino Kalis
Barazim në Mestalla
3 February, 2013 @21:47
Valencia ka arritur që të ndalë Barcelonën e furishme. Lakuriqët e udhëhequr nga Ernesto Valverde kanë barazuar në fushën e tyre ndaj katalonasve 1-1.
Golat në ndeshje kanë ardhur nga argjentinasit. Ever Banega ka dërguar lakuriqët në epërsi në minutën e 33-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë Lionel Messi ka barazuar për katalonasit.
Valencia me pikën e marrë nga kjo ndeshje është e gjashta në tabelë me 34 sosh, derisa Barcelona vazhdon marshimin drejt titulli me 59 pikë në pozitën e liderit.