NIGERIA

REUTERS/Mike Hutchings
Kalon pengesën titanike
3 February, 2013 @17:55
Favoriti i turneut dhe finalisti i turneut të kaluar, Bregu i Fildishtë është eliminuar nga Kupa e Kombeve të Afrikës.
Zhgënjimi ka qenë i madh te disa lojtarë që ndoshta më nuk do të kenë rastin të paraqiten për vendin e tyre si Didier Drogba, për shkak të moshës. Drogba me shokë dy herë është mposhtur në finale të këtij turneu, derisa këtë herë shpresonin të arrinin ta ngrisnin trofeun, por u doli edhe më keq.
Emmanuel Emenike dhe Sunday Mba kanë qenë golashënues për Nigerinë, e cila me një gjeneratë me të ardhme të ndritur po marshon bukur drejt finales.
Golin e vetëm për Bregun e Fildishtë në ndeshje e shënoi Cheikh Ismael Tiote.
Nigeria në gjysmëfinale do të takohet me Malin.
ÇEREKFINALJA 3:
1 | Nigeria - Bregu i Fildishtë 2-1 | (Emenike 43, Mba 78 - Tiote 50) |
GJYSMËFINALJA E PARË:
1 | Mali - Nigeria |