LA ROSALEDA

REUTERS
Malaga rrezikon pozitën
3 February, 2013 @16:32
Skuadra e udhëhequr nga kiliani, Manuel Pellegrini, Malaga, nuk ka arritur të shënojë fitore në terren të saj ndaj Real Zaragozas dhe kështu ka vënë në rrezik vendin e katërt në tabelë.
Në fakt, kanë qenë mysafirët nga Zaragoza që kanë udhëhequr në La Rosaleda me golin e portugezit, Helder Postiga që në minutën e 13-të të ndeshjes. Vendasit barazuan nga penalltia dhjetë minuta më vonë, me golin e Iscos nga penalltia.
Karakteristikë e ndeshjes ka qenë paraqitja e Julio Baptistas pas shumë kohësh, i cili u fut në lojë si rezervist dhe loja e mirë e transferit të ri, qendërmbrojtësit uruguajan, Diego Lugano.
Nëse Real Betis (35) sonte arrin fitore ndaj Atletico Madridit, do të mund të kalojë në vendin e katërt në tabelë, pasi që ka vetëm një pikë më pak se Malaga (36).
REZULTATI:
1 | Malaga - Real Zaragoza 1-1 |