SERIE A

Napoli lider!
2 February, 2013 @23:35
Dy golat e shënuara nga Marek Hamsik dhe Paolo Cannavaro kanë bërë Napolin sonte lider të Serie A-së.
Napoli ka fituar ndeshjen e tensionuar ndaj Catanias, ku në mes tjerash edhe shqiptarët Valon Behrami e Blerim Xhemajli u ndëshkuan me kartonë të verdhë.
Kjo ka qenë edhe nata perfekte si e ka festuar Cannavaro ndeshjen e 259-të për Napolin, duke barazuar rekordin e legjendës së klubit, Diego Armando Maradona.
Napoli ka pikë të njejta tash me Juventusin, nga 49, derisa bianconerët ndeshen me Chievon nesër.
Catania përkundër se u mundua, nuk arriti të shënojë fitoren e katërt me radhë, që të arrijë rekordin e fitoreve radhazi në histori të klubit.
REZULTATI:
Napoli - Catania 2-0 (Hamsik 31, Cannavaro 44)