RED DEVILS

REUTERS/Dylan Martinez
Rooney = 3 pikë
2 February, 2013 @21:49
Manchester United sot është munduar shumë më shumë se sa që ka paramenduar derisa anglezi, Wayne Rooney ka shënuar përfundimisht për t’ia sjellë ekipit të tij trepikëshin e radhës.
Në anën tjetër edhe Fulham, ka pasur rastet e veta por assesi nuk kanë arritur të kalojë David De Gean në portë.
Karakteristikë e ndeshjes ishte se për një moment edhe reflektorët në Londër, në Craven Cottage, pas defekti lanë stadiumin për disa minuta në terr. E Manchester United pas fitores ka 10 pikë më shumë se Manchester City, përcjellësi i parë, që luan nesër ndaj Liverpoolit dhe 16 më shumë se Chelsea që u mposht sot nga Newcastle.
REZULTATI
1 | Fulham - Manchester United 0-1 |