Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUNDESLIGA

Bayerni nuk ndalet

REUTERS/Kai Pfaffenbach

Bayerni nuk ndalet


2 February, 2013 @17:30

Bayern Muncheni sot e shënoi edhe fitoren e tretë me radhë në Bundesliga. Bavarezët e mposhtën skuadrën e Mainzit me rezultat 0-3. Goli i Thomas Mullerit në minutën e 41’ dhe dy golat e sulmuesit kroat Mario Mandzukic (50’, 57’) e bënë ndeshjen edhe më të lehtë se që ishte menduar për Bayernin.

Kosovari Xherdan Shaqiri nuk u paraqit në këtë ndeshje për shkak të lëndimit, ndërsa Mandzukici me dy golat e tij në këtë ndeshje tani është golashënuesi më i mirë në ligë me 14 gola.

 

Schalke befasohet nga Greuther Furthi

 

Skuadra e Schalkes është befasuar pasi u mposht në shtëpi nga skuadra e fundit në tabelë, Greuther Furth. Vendasit e filluan mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi të parët me golin e debutuesit Michel Bastos në minutën 47’, por më pas golat e Klausit (52’) dhe të Durdic në minutën e dytë të lojës shtesë, bënë që Greuther Furth t’i gëzohet fitores së dytë në këtë stinor.

 

Kapiten i mysafirëve, Mërgim Mavraj, ishte në fushë nga minuta e parë, derisa sulmuesi kosovar Ilir Azemi u inkuadrua në lojë në minutën 84’ duke e zëvendësuar Asamoahin.



Rezultatet e xhiros 20

1 Fortuna Duseldorf - Stuttgart 3-1
2 Hoffenheim - Freuburg 2-1
3 Mainz - Bayern Munchen 0-3
4 Schalke - Greuther Furth 1-2
5 Wolfsburg - Augsburg 1-1

 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga