LOS BLANCOS

REUTERS
Kaka mbetet i Realit
1 February, 2013 @20:58
Mesfushori brazilian i Real Madridit, Kaka, do të mbetet në skuadrën e tij aktuale së paku deri në fund të këtij stinori.
Kjo, për shkak se asnjë ekip nuk pagoi 25 milionë euro për atë, sa kërkonte kreu madrilen, Florentino Perez.
Ofertat për Kaka-në erdhën nga gjigandi italian, Milan dhe ai amerikan, Los Angeles Galaxy, por asnjëra nuk deshi të paguaj paratë që i kërkonte presidenti madrilen për brazilianin.
Ky është afati i dytë kalimtar që Real Madridi nuk po gjen zgjidhje për mesfushorin për të cilin pagoi shumën 67 milionë euroshe, kur e kishte blerë nga Milani.