ATLETICO

REUTERS/Sergio Perez
Asgjë nuk ka përfunduar!
1 February, 2013 @17:05
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, nuk është shprehur shumë optimist pas përfundimit të ndeshjes së parë gjysmëfinale, në të cilin ekipi i tij shënoi fitore kundër Sevillas në Vicente Calderon me rezultat 2-1.
Edhe pse Atletico shënoi fitore, trajneri i tyre argjentinas e din boll mirë që duhet të punojnë shumë në ndeshjen e kthimit si mysafirë i Sevillas. “Tabela e rezultatit nuk gënjen asnjëherë. Mendoj që rezultati ishte real, mirëpo gjithashtu e di se asgjë nuk ka përfunduar dhe se shanset për secilin ekip janë 50/50.”
Trajneri i Atleticos gjithashtu u mundua edhe ta përmbledhë rrjedhën e lojës duke thënë: “Edhe pse e kishim të vështirë me dhjetë lojëtarë, ne ia dolëm në mënyrën më të mirë dhe ia dolëm që të shënojmë fitore.”
“Vetë fakti që të gjitha golat u shënuan nga penalltitë, tregoi se ndeshja ishte shumë e fortë dhe se të dyja ekipet dhanë më të mirën e tyre, por në fund besoj se rezultati në favorin tonë ishtë real,” përfundoi Simone.