GUNNERS

REUTERS/Eddie Keogh
Tifozët kërkojnë përforcime!
1 February, 2013 @16:47
Arsene Wenger gjatë këtij mini-afati, ka bërë vetëm një transferim duke sjellur mbrojtësin spanjoll Nacho Moneral.
Për këtë arsye, grupi i tifozëve të Arsenalit ka lëshuar një komunikatë sa i përket transferimeve, ku bëhet e ditur se klubi i Arsenalit nuk mund ta mbyll afatin kalimtar me vetëm një përforcim, aq më pak duke pasur parasysh që janë në vendin e gjashtë në Premier League.
Në komunikatën e tyre, gjithashtu thuhet se afati kalimtar i janarit është një mundësi që klubet të përforcohen për pjesën e dytë të sezonit, gjë që këtë nuk e ka shfrytëzuar si duhet Arsenali.
Tifozët gjithashtu kanë treguar edhe pakënaqësinë e tyre ndaj neglizhencës së bordit dhe trajnerit të tyre sa i përket transferimeve. Se sa serioz ishte kjo letër e tyre, tregon edhe vetë fakti se ata kishin bërë një përmbledhje të të gjitha dështimeve të klubit të tyre në këto vitet e fundit dhe gjithashtu kishin bërë një analizë, ku në përfundimi të së cilës thuhet se fondi për transferime varion nga 52 deri në 82 milion euro.