Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BERISHA

Dy gola nga Berisha

Dy gola nga Berisha


1 February, 2013 @15:24

Golashënuesi më i mirë i vitit të kaluar në ligën e Australisë, Besart Berisha, vazhdon t’i bombardoj portat kundërshtare.

Besarti sot në ndeshjen kundër skuadrës lidere në tabelë, Central Coast, ka shënuar dy herë për skuadrën e tij, Brisbane Roar, por megjithatë golat e tij ishin të pa mjaftueshëm për fitore, pasi ndeshja përfundoi me rezultat 2-2.

Sulmuesi shqiptar shënoi në minutat 47’ dhe 69’, derisa për kundërshtarët golashënues ishin McGlinchey (8’) dhe McBreen (80’).

Me këta dy gola, Berisha ka mbërritur në kuotën e 10 golave këtë stinor dhe tani është golashënuesi i tretë më i mirë i ligës pas Daniel McBreen (14) dhe Marco Rojas (12).


 
Të gjitha lajmet nga International