FERGIE

REUTERS
S’e pranon dënimin
1 February, 2013 @20:43
Pas kritikave të drejtuara ndaj referit Simon Beck, në ndeshjen Tottenham - Manchester United, Sir Alex Ferguson u dënua nga Federata angleze me 30 mijë funta dhe një ndeshje mosparaqitje në bankën e Manchesterit
Mirëpo, Federata ka lënë hapësirë që nëse do, Ferguson ka të drejtë të ankohet duke kërkuar shpjegim nga ai, me afat deri sot.
Dhe Fergsuson si një ujk i vjetër, në momentin e fundit nuk ka pranuar dënimin dhe ka kërkuar që të dëgjohet. Tashmë skocezi pritet që të arsyetohet për kritikat ndaj gjyqtarit të ndeshjes.