ROMA

REUTERS/Tony Gentile
Roma shkarkon trajnerin
2 February, 2013 @16:13
Trajneri çek, Zdenek Zeman, nuk do të jetë më në krye të skuadrës së Romës. Trajneri 65 vjeçar është shkarkuar pas humbjes së djeshme në Serie A kundër Cagliarit me rezultat 4-2.
Roma nën drejtimin e Zemanit megjithëse luante me mentalitet sulmues, rezultatet mungonin. Pas 23 javëve të kaluara në Serie A ekipi nga kryeqyteti italian ka gjithsej 34 pikë.
Në vend të Zemanit ekipin përkohësisht do ta drejtojë ish ndihmësi i tij, Aurelio Andreazzoli.
Zdenek Zeman është trajneri i katërt i cili u ndërrua në dy vitet e fundit te Roma.