SISSOKO

REUTERS/Nigel Roddis
Sissoko djeg Chelsean
2 February, 2013 @18:04
Përforcimet e shumta të Newcastle-it në afatin e janarit, filluan të tregohen të qëlluara. Bardhezinjtë falë përforcimit nga Toulouse, Moussa Sissoko, arritën ta mposhtin Chelsean me rezultat 3-2.
Goli i parë i ndeshjes erdhi nga argjentinasi Jonas Gutierrez, i cili e ngriti Newcastle-in në epërsi në minutën e 41’. Pjesën e dytë të ndeshjes Chelsea e filloi mirë. Londinezët shënuan dy herë me anë të Frank Lampardit (55’) dhe Juan Matas (61’), për ta kthyer epërsinë në të mirë të skuadrës së tyre. Por më pas në skenë doli françezi Sissoko, i cili së pari shënoi për 2-2, e më pas edhe shënoi golin e fitores në minutat e fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore Newcastle tani i ka 27 pikë, ndërsa Chelsea mbeti në pozitën e tretë me 46 pikë të tubuara.
REZULTATI
1 | Newcastle United - Chelsea | 3-2 |