CITY - REDS

REUTERS/Nigel Roddis
Pa fitues
3 February, 2013 @18:59
Sergio Aguero ka shënuar një gol të bukur nga largësia, duke shënuar me një parabolë mjeshtërore nga gati këndi i vdekur, kur portierin Pepe Reina e kishte afër tij.
Me këtë gol, kampioni ka arritur të barazojë rezultatin në 2-2, pasi që të kuqtë e Liverpoolit, udhëhiqnin me një gol të shënuar nga një bombë e kapitenit Steven Gerrard.
Derisa Manchester City me këtë barazim ka mbetur edhe më larg nga lideri, Manchester United, Liverpool ka vazhduar të mos fitojë në derbi.
REZULTATI:
1 | Manchester City - Liverpool 2-2 | (Dzeko 23, Aguero 78 - Sturrdige 29, Gerrard 73) |
TABELA AKTUALE:
1 | Manchester United | 62 pikë | ||
2 | Manchester City | 53 pikë | ||
3 | Chelsea | 46 pikë | ||
4 | Tottenham | 45 pikë | ||
5 | Everton | 42 pikë | ||
6 | Arsenal | 41 pikë | ||
7 | Liverpool | 36 pikë |