Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AFRIKA '13

Burkina Faso eliminon Togon

REUTERS/Thomas Mukoya

Burkina Faso eliminon Togon


3 February, 2013 @21:59

Burkina Faso, një vend që po i buzëqesh futbollit, ka marrë frytet e para të saj duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës. 

Ata sonte kanë mposhtur Togon 1-0, pas 120 minutave lojë, pasi që ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 0-0. 

Golin, që e dërgoi Burkina Fason në gjysmëfinale e shënoi sulmuesi i Rennes-it, Jonathan Pitroipa, në minutën e 105-të të takimit. Me golin e 26 vjeçarit, Burkina Faso tash në gjysmëfinale do t’i del përballë, Ganës. 



REZULTATI:

1 Burkina Faso - Togo 1-0 EX. TIME (Pitroipa 105)


GJYSMËFINALJA E DYTË

1 Burkina Faso - Gana

 
Të gjitha lajmet nga International