UDINE

REUTERS/Giorgio Perottino
S’brengoset Guidolin
4 February, 2013 @8:20
Një penallti kontraverse e dhënë nga gjyqatri, Davide Massa, i ka dhënë Milanit fitoren mbrëmë ndaj Udineses në San Siro në minutat shtesë të takimit.
Mirëpo, përkundër se u iki pika aq shumë e dëshiruar, trajneri i Udineses, Francesco Guidolin, nuk është deklaruar të jetë i brengosur, pas paraqitjes shumë të mirë të futbollistëve të tij.
“Nuk është hera e parë që po më ndodh një gjë e tillë. Këto gjëra ndodhin dhe nuk ka çka të shtohet aty. E mira është që futbollistët e mij edhe një herë më kanë vërtetuar cilësinë duke u paraqitur denjësisht ndaj klubeve më të mëdha në Itali dhe unë jam i kënaqur me ata,” ka thënë strategu i Udineses, pas ndeshjes së humbur mbrëmë.
Udinese pas humbjes së mbrëmshme gjindet në pozitën e nëntë të tabelës së Serie A-së me 33 pikë.