GRANADA

REUTERS/Marcelo Del Pozo
Ëndërra e Nolitos
4 February, 2013 @9:52
Autogoli i parë në karrierë të Cristiano Ronaldos ka qenë i mjaftueshëm për fitoren e Granadës të shtunën ndaj Real Madridit.
Skuadra e Granadës e cila me këto tre pikë u largua përkohësisht nga zona e rrezikshme e tabelës, ka qenë e jashtëzakonshme në luftë ndaj madrilenëve, ndërsa sulmuesi i tyre, Nolito, ka thënë se kishte parë në ëndërr fitoren ndaj Real Madridit.
“Ne duam që gjithmonë të tregojmë performancë të mirë. Ndonjëherë kjo ndodhë, ndonjëherë jo. Mirëpo, kësaj radhe i morrëm tre pikë. Çdokush mund të ëndërrojë, mirëpo e imja dhe e ekipit u realizua,” ka thënë Nolito, pas fitores së madhe të ekipit të tij ndaj mbretërve.