BLEDAR DEVOLLI
Devolli ndaj lojtarëve të tij: Do t’i kapi të gjithë me grushta e shkelma
10 March, 2021 @17:44
Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli, është treguar tepër i nervozuar ndaj lojtarëve të tij pas ndeshjes së sotme ndaj Llapit.
Ndeshja përfundoi me rezultat 3-3, megjithëse drenicakët e kishin fitoren në duart e tyre pasi kishin epërsinë prej 1-3.
“Mezi pres të futem në dhomën e zhveshjes. T’i kapi të gjithë me grushta e shkelma. Sinqerisht. Sepse falin gjakun dhe mundin e vetë që punojnë gjithë javës dhe që punuan sot në ndeshje. Më vjen më shumë inati sepse nuk e dijnë akoma forcën që kanë dhe forcën që e kemi si ekip. Jo kushdo vjen dhe i bënë 3 gola Llapit,” tha Devolli pas ndeshjes për Artmotion.